Kryeministri francez, Jean Castex njoftoi sot se kufijtë francezë me Britaninë e Madhe do të qëndrojnë të mbyllur deri në një njoftim tjetër, për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të COVID-19, pasi zbulimit të dy rasteve rrezik në Francë.

“Më 20 dhjetor, ne vendosëm të mbyllim kufijtë me BM dhe kjo masë do të zgjatet deri në një njoftim tjetër”, tha Castex në një konferencë shtypi.

Ai specifikoi se vetëm kategori të caktuara personash do të lejohen të kalojnë dhe me kusht që të testohen para se të hyjnë në Francë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb