Qeveria franceze u rekomandoi sot shtetasve të saj, që dëshirojnë të bëjnë udhëtime turistike këtë verë në Europë, që shikojnë më parë se si do të zhvillohet situata e pandemisë së koronavirusit, përpara se të bëjnë një rezervim.

“Unë u këshilloj atyre që të presin, sepse në këtë fazë nuk kam shikueshmëri të mjaftueshme për gjendjen shëndetësore dhe për atë që mund të bëjmë në një, dy ose tre muaj”, tha sekretarja e Shtetit për Çeshtjet e Europës, Amélie de Montchalin.

“Ne nuk mund ta vëmë karrocën para kalit. Ne duhet të sigurohemi mirë që nuk kemi një valë të dytë, para se të jemi në gjendje të mendojmë për atë”, shtoi ajo.

Nga ana tjetër, kryeministri Edouard Philippe i njoftoi francezët se mund të bëjnë pushime në Francë në korrik dhe gusht, duke iu nënshtruar kufizimeve të mundshme shumë të lokalizuara.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb