Qeveria franceze planifikon të sigurojë fuqi më të madhe njerëzish nga sa kishte njoftuar më parë, për të forcuar operacionet e saj të antiterrorizmit në rajonin Sahel, sipas ministres së Mbrojtjes, Florence Parly.

Parly deklaroi se Parisi do të dërgojë 5100 trupa, 600 më shumë nga sa ishte vendosur.

Pas një samiti me aleatët e saj afrikanë në janar, qeveria franceze ndryshoi fokusin ushtarak për t’u përqendruar në terrorizmin islamik në rajonin e trazuar, ku bashkohet Nigeria, Mali dhe Burkina Faso.

Atje, forcat franceze do të përqendrohen kryesisht në luftimin e Shtetit Islamik. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb