Ka ngordhura balena e bllokuar prej një javë në lumin Sena. Këtë e ka bërë të ditur prefekti i departamentit të Calvados në Francë. Kafsha humbi jetën pasi shëndeti i saj u përkeqësua. Cetaceani ishte nxjerrë nga lumi me shpresën se do të ishte në gjendje ta transportonin atë në një pellg uji të kripur në Normandi, ku mund të trajtohej. Veterinerët gjatë vizitës së parë kishin vënë në dukje mungesën e aktivitetit tretës të kafshës.

“Vuajtjet ishin të dukshme për kafshën, ajo nuk ajrosej sa duhet dhe për këtë arsye vendosëm që ajo duhej të eutanizohej”, janë fjalët e veterinerit Olivet Courtois.

Shpëtimi dhe më pas vdekja

Balena ishte lëshuar gjatë natës nga bllokimi i Saint-Pierre-la Garenne, faza e parë e operacionit “të jashtëzakonshëm” për ta rikthyer atë në det.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rreth orës 4 të mëngjesit, pas gjashtë orësh operacioni, gjitari me peshë gati 800 kg dhe gjendja shëndetësore e të cilit konsiderohej “alarmante”, ishte ngritur në një rrjetë të tërhequr nga një vinç dhe e vendosur në një maune, ku duhet të trajtohej menjëherë nga shumë veterinerë. Gjatë transportit në Ouistreham në Calvados, balena, e cila nuk mund të ushqehej, u eutanazua. “Pavarësisht një operacioni të paprecedentë shpëtimi për belugën, ne jemi të pikëlluar të njoftojmë ngordhjen e gjitarit”, tha prefektura në Twitter.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: