Kufizimet e miratuara për të luftuar përhapjen e COVID-19 mund të nxisin proceset e radikalizmit, vlerësoi sot agjencia Europol, duke theksuar rritjen e dhunës nga e djathta dhe e majta ekstreme vitin e kaluar.

“Pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë mund të nxisin radikalizimin e individëve, pavarësisht bindjeve të tyre ideologjike”, tha Catherine de Bolle, drejtorja e agjencisë së policisë evropiane, në raportin e saj “Situatat dhe tendencat e terrorizmit”.

“Aktivistët e ekstremit të majtë dhe të djathtë, si edhe ata të përfshirë në terrorizmin xhihadist, po përpiqen të shfrytëzojnë mundësinë e krijuar nga pandemia”, shtoi ajo.

Zyrtarja këmbënguli se rrjetet e ekstremit të djathtë, edhe kur nuk kryejnë akte të dhunshme, nxisin një klimë të dëmshme, e ndërtuar mbi ksenofobinë, urrejtjen ndaj hebrejve dhe myslimanëve, si edhe ndjenjat kundër emigracionit, që mund të inkurajojnë përdorimin e dhunës nga individë të radikalizuar.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb