FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron mblodhi për herë të parë kabinetin e tij të ri, një grup ministrash që duken shumë të ndryshëm nga paraardhësit e tyre. Qeveria e re franceze përbëhet nga 22 anëtarë: disa figura të spikatura, dhe disa të panjohura, të të dy krahëve, të majtë e të djathtë. Gjysma e tyre janë gra. Ata shkuan në Pallatin presidencial Elysee për mbledhjen e parë të kabinetit.

Anëtari më i moshuar i kabinetit është ministri i brendshëm, 69-vjeçari Gerard Collomb. Ai ka qenë për një kohë të gjatë kryetar i bashkisë së Lyonit, një socialist që luajti rol të rëndësisshëm gjatë fushatës elektorale të Emmanuel Macronit. Një tjetër 69-vjeçari, Jean-Yves Le Drian, ish ministër i mbrojtjes në qeverinë e mëparshme të Francois Hollande-it, në qeverinë e Macronit ka postin e rëndësishëm të Ministrit të Jashtëm dhe të Europës. Ndërsa ministre mbrojtjeje është përfaqësuesja e partisë së qendrës, 52-vjeçarja Sylvie Goulard, e njohur për pikëpamjet e saj pro-evropiane.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: