‘France Football’ zbulon pagat e teknikëve që do të marrin pjesë në Europian. Në 24 federatat që do të jenë pjesë e Europianit që do të mbahet këtë verë në Francë rezultojnë informacione mjaft interesante sa u përket pagave që marrin komisarët teknik që do të luajnë për fronin e Europës.

Trajneri më i paguar është ai i Anglisë. Për të stërvitur ‘Tre Luanët’, Hodgson paguhet me 5 milionë euro në vit (416.666 mijë euro në muaj). Pas tij renditen Conte dhe Terim, të cilët paguhen respektivisht nga Italia dhe Turqia me 4.6 dhe 3.5 milionë euro në vit. Sa i përket De Biasit, teknikut italian që udhëhoqi Shqipërinë drejt finaleve të kompeticcionit në fjalë, mësohet se paguhet me 280 mijë euro në vit (23.333 mijë euro në muaj).

Më “i diskriminuari” i kësaj liste është trajneri i Rumanisë. I afruar për të pasuar Victor Piturcan (paguhej nga Federata Rumune e Futbollit me 400 mijë euro në vit), Anghel Iordanescu përfiton vetëm 120.000 mijë euro në vit (10 mijë euro në muaj). Në fund të listës qëndron komisari teknik i Rusisë, i cili thuhet se stërvit falas kombëtaren në fjalë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: