Greva në sektorin e transporteve vazhdoi edhe sot në Francë, përballë një qeverie të vendosur për të vazhduar reformën e saj të pensioneve, “historike” sipas presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili u përpoq të kursente sindikatat e ftuara në diskutime javën e ardhshme.

Mobilizimi mund të zgjasë deri në Krishtlindje pavarësisht ftesës për dialog nga qeveria, që zbuloi dy ditë më parë përmbajtjen e projektit duke rritur nervozmin e të gjitha sindikatave duke përfshirë këtu dhe ato që mbështesnin parimisht reformën.

“Kjo është një reformë rithemeluese para së gjithash,” deklaroi presidenti francez duke përmendut një projekt “historik për vendin”, në përgjigje të pyetjeve këmbëngulëse nga shtypi në Bruksel.

Macron ka qenë shumë i matur që prej fillimit të lëvizjes më 5 dhjetor, duke e lënë kryeministrin e tij Edouard Philippe në vijën e parë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb