Rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Francë është parashikuar më e kufizuar në 9% në 2020, sipas vlerësimit të publikuar nga INSEE, ndërkohë që qeveria kishte parashikuar një rënie prej 11% dhe Banka e Francës një rënie prej 10%.

Pas tkurrjes prej 5,3% në tremujorin e parë, më pas me 17% në tremujorin e dytë për shkak të pandemisë së koronavirusit, PBB-ja pritet të shënojë një rritje prej 19% në tremujorin e tretë dhe më pas në 3% në të katërtin”, theksoi Instituti Kombëtar i Statistikave.

Bëhet fjalë për parashikimin e parë të rritjes ekonomike nga INSEE për vitin 2020, si dhe për tremujorin e tretë dhe të katërt.

“Në sajë të masave të marra gjatë tetë javëve të masave kufizuese për të ruajtur strukturën ekonomike dhe punësimin, rimëkëmbja ekonomike mund të kishte qenë më e shpejtë nga sa ishte parashikuar”, theksoi INSEE.

Instituti paralajmëron se vlerësimet e tij janë subjekt i shumë paqartësive, të lidhura mbi të gjitha me situatën shëndetësore në Francë dhe në botë.

Kjo është perspektiva e shtatë ekonomike e publikuar nga INSEE që nga 26 Marsi. Të tjerat do të publikohen më 23 korrik dhe 27 gusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: