Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha sot se mosarritja e marrëveshjes midis BE-së dhe BM-së për marrëdhëniet e tyre të ardhshme është një perspektivë shumë e besueshme dhe e mundshme sot.

“Kështu si paraqitet situata tani, hipoteza e një “no deal” është hipotezë shumë e besueshme, fatkeqësisht e mundshme sot”, deklaroi ai përpara Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare.

“Por ne e dimë aftësinë e britanikëve për taktika, megjithatë sot nuk është koha për taktika. Ne kemi mbaruar së luajturi, po i afrohemi fundit. Ne jemi të përgatitur për të gjitha gjasat”, shtoi ai.

Le Drian hodhi poshtë mendimin se samiti i ardhshëm europian, të enjten dhe të premten, do të ishte një afat i fundit për të arritur një marrëveshje, siç sugjeroi kryeministri britanik, Boris Johnson.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb