Qeveria franceze parashikon një reagim më të dobët nga sa pritej në ekonomi në vitin 2021, në + 6 % kundrejt + 8 % më parë, veçanërisht për shkak të mbajtjes së protokolleve shëndetësore të detyrueshme edhe për një pjesë të vitit të ardhshëm, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.

“Kjo hipotezë bazohet në tre elemente shëndetësorë: një ngadalësim i aktivitetit ekonomik me rreth 12% në nëntor me rimëkëmbjen, mbajtja e rregullave shëndetësore në muajt e ardhshëm për të parandaluar rifillimin e epidemisë dhe asnjë bllokim i tretë i plotë në Francë në 2021″, detajoi ai gjatë një konference telefonike për shtyp.

Qeveria tashmë e ka përkeqësuar parashikimin e saj të recesionit për vitin 2020 në -11% në fund të tetorit.

Pavarësisht nga gjithçka, ministri ende shpreson se ekonomia do të kthehet, deri në vitin 2022, në nivelin e aktivitetit të parakrizës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb