Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot, në një intervistë me shtypin rajonal, se ai kishte për qëllim të përcaktonte një rrugë të re me një ekip të ri, duke konfirmuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë një riorganizim të kabinetit, i pritur në ditët e ardhshme.

“Do të më duhet të bëj zgjedhje për të ndërmarrë rrugën e re. Duhen zbatuar qëllime të reja për pavarësinë, rindërtimin, pajtimin dhe metodat e reja. Pas tyre do të jetë një ekip i ri”, tha presidenti.

Megjithatë, Macron nuk dha sqarime nëse kryeministri, Edouard Philippe, i cili ka qenë në detyrë që nga zgjedhja e tij në vitin 2017, do të qëndrojë në krye të kësaj qeverie të re.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb