Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 13 466 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 13 466 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6 812 706 ndërsa me 95 vdekje numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 114 773.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 10 816 persona, prej të cilëve 2 259 në kujdes intensiv.

Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në shtatë ditët e fundit ka qëndruar në 2,6 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 48 995 073 ndërsa 45 140 579 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb