FRANCE

Askush nuk duhej të merrte vesh për ekzistencën e vajzës së saj. Për këtë arsye një 50-vjeçare në Francë e ka mbajtur të fshehur për dy vjet vajzën e porsalindur. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në vitin 2013 dhe u zbulua nga një mekanik, i cili duhej të rregullonte makinën shklruan Theguardian.

France Trial Children Social Assize

Ky i fundit kishte dëgjuar zhurmat që vinin nga makina dhe duke menduar se ishte një kafshë, e hapi dhe gjeti Serenën e vogël në kushte çnjerëzore. Fëmija, e cila është tani shtatë vjeçe tashmë ndodhet në kujdestarinë e një qendre sociale. Kur u gjet, shpëtuesit shpjeguan se ishte në kushte të dëshpëruara dhe do të mbetet e paralizuar për tërë jetën.

Vajza e vogël erdhi në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore. Rosa Maria Da Cruz kishte edhe 3 fëmijë të tjerë dhe për këtë arsye kishte vendosur që ta fshihte në makinë. Gruaja është akuzuar për keqtrajtimin e të miturve dhe rrezikon deri në 20 vjet burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb