Pretendohet se një farmacist në kryeqytetin e Francës, Paris, me fatura të rreme testimi të COVID-19 ka mashtruar shtetin duke shkaktuar dëm në vlerë prej 18 milionë eurosh.

Sipas lajmeve në mediat franceze, një farmacist në Paris ka raportuar me faturat e rreme të mijëra PCR dhe mbi 3 milionë komplete të testimit antigjen të COVID-19, të cilat në vend u jepen pa pagesë punonjësve të shëndetësisë.

Farmacisti që ka përgatitur faturat e porosive nëpërmjet shumë farmacistëve të tjerë dhe duke përdorur informacionet e identitetit të shumë mjekëve ka kërkuar rimbursim prej 18 milionë eurosh nga Fondi Parësor i Sigurimit Shëndetësor (CPAM).

Në hetimet e nisura zyrtarët e CPAM konstatuan mospërputhje në faturat e porosive ndërsa policia gjyqësore konstatoi se fletët janë fiktive.

Policia njoftoi se hetimi është në fazën e parë, pasi e arrestoi farmacistin më 17 dhjetor me 800 mijë euro para të gatshme.

Ndërkohë mësohet se edhe një farmacist tjetër në Paris është duke u hetuar për shkak të një mashtrimi të ngjashëm prej 4 milionë eurosh.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb