FRANCE

Një i dënuar i radikalizuar, Michael Chiolo, ka sulmuar këtë mëngjes dy roje në burgun e Conde-sur-Sarthe, në departamentin francez të Orne, duke thirrur Allah Akbar. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga burgu, të cituara nga website
Ouest-France.

Të dy rojet janë plagosur rëndë, nga goditje të shumta me thikë. Sipas burimeve gjendja e tyre është shqetësuese. I burgosuri është kapur, pas ndërhyrjes së forcave speciale.

I konvertuar në fenë Islame në 2010, agresori është dënuar me 28 vite burg, pasi në 2012, së bashku me një tjetër, ka torturuar dhe vrarë një tetëdhjetë vjeçar, që i kishte mbijetuar kampeve naziste, me objektivin për ta grabitur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb