Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, Angel Gurria bëri thirrje sot për të katërfishuar ndihmën zyrtare për vendet në zhvillim, duke paralajmëruar se pandemia nuk mund të mposhtet nëse ka ende vatra të virusit në kombet e varfra.

“Ne duhet të bëjmë një përpjekje të madhe kundrejt vendeve në zhvillim, sepse, në të njëjtën kohë, ato po përballen me një rënie prej 700 miliardë dollarësh në flukset e kapitalit dhe një rritje në shpenzimet e tyre për shkak të pandemisë”, shpjegoi ai.

“Ndërsa vendet më të pasura i kanë kushtuar 12 trilionë euro luftës kundër pasojave ekonomike të pandemisë, ndihma për zhvillimin arriti në 153 miliardë dollarë në 2019. Kjo do të thotë që mund ta dyfishoni, trefishoni, katërfishoni atë”, shtoi Gurria.

Për të, përkushtimi qoftë edhe i një fraksioni të vogël nga këto 12 trilionë do të ishte jo vetëm një veprim bujarie, por mbi të gjitha mençurie, sepse derisa të eleminohet edhe rasti i fundit i virusit nga vendet e nënzhvilluara, nuk mund të pretendohet fitorja.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb