Protestat kundër ‘Reformës së Pensioneve’ në Francë e kanë paralizuar Parisin dhe disa qytete të tjera pasi mijëra punëtorë kanë bllokuar transportin publik ajror, detar, tokësor dhe atë nëntokësor.

Nga Bregu i Fildishtë, Presidenti francez Macron i ka bërë thirrje grevistëve që t’i ndalojnë protestat për Festat e Krishtlindjeve për të treguar ‘’frymë përgjegjësie’’ ndaj qytetarëve të tjerë që duan t’i kalojnë këto festa në Paris apo Francë.

“Veprimi i grevës është i justifikueshëm dhe i mbrojtur nga kushtetuta, por besoj se ka momente në jetën e një kombi kur është gjithashtu mirë të quash një armëpushim për të respektuar familjet dhe jetën e familjeve’’- tha Emmanuel Macron.

Prej dy javësh gjithë Franca është përfshirë nga protestat e punëtorëve të cilët jaë kundër Reformës së planifikuar të Pensioneve e cila përkthehet sipas tyre në më shumë vite punë për një pension më të ulët se aktuali, ndërsa qeveria e Macron kërkon të shpërblejë punëtorët për çdo punë me pikë të cilat më pas transferohen në përfitime në kohën e pensionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb