Tre vendet europiane nënshkruese të marrëveshjes bërthamore për Iranin, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, u shprehën sot kundër heqjes së embargos së armëve që synon Iranin, duke iu bashkuar SHBA-së në këtë pikë.

“Ne konsiderojmë se heqja e planifikuar për tetorin e ardhshëm e embargos së OKB-së për armët konvencionale, e vendosur me rezolutën 2231, mund të ketë pasoja të mëdha për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, shkruajtën tre ministrat e Jashtëm në një deklaratë të përbashkët.

Europianët, gjithashtu, miratuan nga IAEA një rezolutë këshilluese për Iranin, i cili refuzon inspektimin e dy vendeve të dyshimta.

Në këtë fazë, miratimi i këtij projektligji ka, para së gjithash, një shtrirje simbolike, por mund të jetë prelud i transmetimit të çështjeve gjyqësore në Këshillin e Sigurimit, i autorizuar për të vënë sanksione.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb