Parlamenti francez miratoi sot zgjatjen e gjendjes së urgjencës shëndetësore në vend, me 278 vota pro dhe 193 vota kundër.

Urgjenca shëndetësore u vendos për herë të parë në mars të vitit të kaluar.

Zgjatja aktuale, që do të vazhdojë deri më 1 qershor, ishte e diskutueshme, pasi deputetë të djathtë dhe të majtë votuan kundër saj.

Aktualisht, shkollat ​​dhe qendrat e kujdesit për fëmijët janë të hapura në Francë.

Të gjithë dyqanet me pakicë, përveç dyqaneve të mëdha, gjithashtu janë lejuar të mbajnë dyert e tyre të hapura.

Po ashtu, në fuqi është edhe shtetrrethimi i natës, me shpresën se do të parandalojë banorët që të mblidhen në grupe gjatë natës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb