FRANCË- Gjashtë shqiptarë janë arrestuar në Francë, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 98 shtëpive. Siç raportojnë mediat vendase, mësohet se të arrestuarit janë 3 gra dhe 3 burra të  moshave nga 30-40 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Autoritetet franceze kanë pohuar se ky grup  funksiononte që në viti 2017, ndërsa shuma monetare  e sendeve të vjedhura përllogaritet në 423 mijë euro. Grupi i shqiptarëve ishte aktivë prej kohësh.

Të arrestuarit përdornin mjete të ndryshme  për të thyer dyert dhe dritaret e shtëpive e më pas kryenin vjedhjen e banesave. Pas kontrolleve në shtëpitë ku jetoni shqiptarët, policia ka gjetur dhe sekuestruar 13.5 mijë euro si dhe një sasi prej 2.5 kilogramë ar, përcjell “francebleu.fr”, raporton “BalkanWeb”.

Të arrestuari nga Shqipëria pritet të dalin para togave të zeza për t’u njohur me akuzat që rëndojnë mbi ta për veprat e kryera. Ndërsa, paralelisht vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të cilët dyshon si të përfshirë dhe si bashkëpunëtorë me 6 shqiptarët.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb