Policë të armatosur rëndë janë parë duke patrulluar në plazhet e San Tropesë, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm në Francë pas sulmeve të fundit terroriste.

Patrullat e oficerëve me automatikë në duar, duke ecur mes njerëzve në plazhet më popullore të jugut të Francës, janë fiksuar në fotot e publikuara nga “Daily Mail”, ndërsa pak ditë më parë Kana ndaloi përdorimin e të gjithë çantave të mëdha për të evituar mbajtjen e armëve.

Autoritetet franceze kanë marrë masa ekstreme për shkak të frikës se vendi mund të goditet sërish nga sulmet terroriste.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: