FRANCË – Fotot e dy vëllezërve terroristë Kouachi, vrarë nga policia franceze, janë publikuar për herë të parë nga revista “Paris Match”. Në fotografi shihen dy trupat e rënë përmbys.

Sharif dhe Said Kouachi, më 7 janar 2015, kryen një masakër kundër gazetës satirike “Charlie Hebdo” duke vrarë 12 punonjës të saj.

Pas dy ditë ndjekjesh, ata u rrethuan nga policia në zonën industriale Dammartin-en-Goëe ku dhe u vranë nga forcat speciale.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb