Franca do të vazhdojë të ndalojë hyrjen e qytetarëve nga shtetet e tjera të Bashkimit Europian të paktën deri më 15 qershor, pavarësisht përfundimit të shumicës së masave të koronavirusit më 11 maj, njoftoi një ministër.

Megjithatë, ministri i Brendshëm, Christophe Castaner deklaroi se qeveria nuk do të ndërmarrë rregulla të reja karantine për udhëtarët.

“Udhëtimi nga jashtë Bashkimit Europian dhe zonës Schengen do të mbetet i ndaluar deri në një njoftim të mëtejshëm”, theksoi Castaner.

Plazhet do të vazhdojnë të mbyllura, deri kur kryetarët e bashkive lokale dhe përfaqësuesit e qeverisë të bien dakord në një plan për rihapjen e tyre në mënyrë të sigurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb