Franca nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen e liberalizimit të tregtisë midis Bashkimit Europian dhe vendeve Mercosur në atë formë që është, tha sot ministri francez i Tregtisë së Jashtme, Franck Riester.

“Ne presim garanci të prekshme dhe objektive nga katër vendet e interesuara për mjedisin dhe standardet e shëndetit”, tha Riester.

“Nuk do të tërhiqemi, por nuk do të jemi të kënaqur me një deklaratë politike mbi angazhimet mjedisore nga katër vendet e interesuara (Argjentina, Brazili, Uruguaji, Paraguaji), do të duhet shumë kohë”, shtoi ministri.

Deklarata e tij vjen pas një takimi të Komitetit të Monitorimit të Politikës Tregtare, që mblodhi së bashku zyrtarë të zgjedhur, nëpunës civilë, OJQ, sindikata dhe punëdhënës apo menaxherë të sektorëve ekonomikë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb