Tridhjetë imigrantë, shtatë prej të cilëve minorenë, u kapën sot në brigjet e Pas-de-Calais, në veri të Francës, ndërkohë që po përpiqeshin të kalonin La Manche-in në dy barka, theksuan autoritetet.

Në orën 05:44 (03:44 GMT), forcat e shpëtimit janë angazhuar për barkën e par, në bordin e të cilës ndodheshin 11 persona, pas një thirrjeje për ndihmë të bërë nga vetë imigrantët”, theksoi prefektuara e La Manche-it dhe Detit të Veriut.

“Nëntëmbëdhjetë imigrantë, viktima të një avarie në motor, u shpëtuan në orën 10:35 (08:35 GMT) dhe u dërguan në Calais ku u morën në ngarkim nga forcat e shpëtimit dhe më pas nga policia kufitare”, sipas autoriteteve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb