Të paktën 30 migrantë, të cilët po përpiqeshin të mbërrinin në brigjet angleze në bordin e dy barkave, u shpëtuan sot në La Manche, njoftuan autoritetet franceze.

“Operacioni i parë i forcave të shpëtimit u realizua rreth orës lokale 02:00 (01:00 GMT) dhe 11 persona, mes të cilëve dy fëmijë u shpëtuan rreth 5,5 kilometra nga brigjet e Kalesë, në veri të Francës”, theksoi prefektura detare e La Manch-it në një komunikatë.

Rreth orës 07:00, 20 migrantë të tjerë në gjendje hipotermie, mes të cilëve një grua shtatzënë u shpëtuan në bordin e një barke që ishte mbushur me ujë, rreth 40 kilometra në lindje të Kalesë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb