Numri i pacientëve me Covid-19 në kujdes intensiv (ICU) vazhdon të rritet në Francë edhe pse numri i pranimeve në spital ka pësuar një lloj rënieje gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të botuara nga Shëndetit Publik francez.

Numri i pacientëve në kujdes intensiv është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga numri më i ulët i regjistruar më 7 janar (2 573).

Ata ishin 4 791 dje përkundrejt 4 766 të një dite më parë.

Numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv arriti kulmin më 16 nëntor 2020, me 4 903, në kulmin e valës së dytë të epidemisë.

Në 24 orët e kaluara, pranimet në ICU janë ngadalësuar pak, në 332, nga 476 të një ditë më parë.

Numri i rasteve të reja dje kapi vlera të një niveli të lartë, 42 619 infektime, një nivel shumë afër në krahasim me të enjten, kur rastet kaluan 45 000 infektime.

Shkalla e pozitivitetit mbetet në 8.1%.

Numri i përgjithshëm i personave të shtruar në spitale në Francë për shkak të COVID-19 ishte 27 259 të shtunën, përfshirë 1 567 pranime të reja në 24 orë.

Në 24 orët e fundit, 194 pacientë vdiqën në spitale si rezultat i kësaj sëmundjeje/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb