Një pikturë e shekullit të XVII, e realizuar nga skulptori italian Le Bernin u shit sot në ankand me 1,9 milionë euro në Francë duke thyer një rekord botëror për një pikturë të këtij artisti, sipas shtëpisë së shitjeve.

Nxjerrë në ankand me 30 000-50 000 euro në Compiegne, në veri të Francës, vepra e realizuar në vitet 1630 dhe 1640, u vlerësua në fund me 1,3 milionë euro gjatë një shitjeje të organizuar nga shtëpia e ankandeve Acteon, për një çmim total prej 1 937 500 euro.

“Rekordi botëror për një pikturë të Bernin arritur në 2014, për një vepër të shitur 139 000 eu thye. Ne jemi shumë të lumtur që kemi luajtur rolin tonë si zbulues të veprës së artit”, reagoi, Dominique Le Coënt.

“Identiteti i blerësit, që ishte i pranishëm, nuk u zbulua, por bëhet fjalë për një blerës anglo-sakson”, theksoi Le Coënt, për të cilin vepra do të largohet nga Franca.

Kjo pikturë, që përfaqëson një njeri të ulur në një mjedis bimor, është një ekspresion tipik i artit barok dhe i gjeniut të Bernin”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb