FRANCE – Ish-Shefi i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, ka dalë para gjyqit në Lille të Francës, pas akuzave për përfshirje në afera seksuale dhe në një rrjet prostitucioni në hotele.

Kur Strauss-Kahn mbërriti në gjykatë, protestueset e grupit Femen u hodhën mbi makinën e tij me mbishkrimet “tutorët, klientët, fajtorë”, pikturuar në gjokset e tyre.

Strauss-Kahn pranoi në gjyq se ka marrë pjesë në festat e seksit, orgjitë, por tha se nuk e dinte që gratë ishin prostituta.

Në Francë, të shkosh me prostituta, nuk është e paligjshme, por të bësh biznes me to dhe punën e tyre, po, është e paligjshme. Prokurorët thanë se z.Strauss-Khan, 65 vjeç, kishte luajtur një rol kryesor në orgjitë, duke e cilësuar atë deri dhe “mbreti i festave”.

Nëse shpallet fajtor, kandidati potencial për Presidencën franceze të para 4 vjetëve, mund të dënohet deri në 10 vjet burg dhe 1.5 milionë euro gjobë.

(Në foto: Strauss-Kahn duke shkuar në gjyq dhe protestueset e grupit Femen para makinës së tij)

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb