Me mijëra persona mbetën sot pa energji, pas dëmeve të shumta që shkaktoi stuhia dimërore “Bella” në të gjithë Francën.

“Rreth 18 000 familje në Francën qendrore janë pa energji elektrike nga sot në mëngjes”, tha operatori Enedis, duke sqaruar se më shumë se 1 500 punëtorë po merren me riparimin e dëmeve.

“Nga Franca veriore në bregdetin e Atlantikut, shumë pemë u shkulën dhe u dëmtuan çati shtëpish ndërsa stuhia lëvizte”, tha transmetuesi BFMTV.

Sipas metrologëve, “Bella” pritet të lëvizë më në jug dhe të shkaktojë erëra të forta në rajonin e Mesdheut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: