Zjarrfikësit francezë të cilët përpiqeshin të fiknin zjarrin i cili ishte vënë qëllimisht në një shkollë në qytetin Lille u qëlluan me predha nga persona të panjohur nga ndërtesat e afërta.

Autoritetet lokale thanë se një grup personash nga ndërtesat e afërta qëlluan me predha drejt zjarrfikësve.

Incidenti ndodhi të enjten në mbrëmje për shkak të tensioneve në rritje midis qytetarëve dhe policisë, pasi kufizimet dhe bllokimet çuan në frustrimin e popullsisë në zonat e varfra.

Kryebashkiaku i qytetit Lille, Martine Aubry dënoi fuqishëm aktin e “vënies së zjarrit”.

Askush nuk u lëndua nga zjarri, i cili u fik shumë shpejtë.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb