FRANCE- Të paktën tre persona humbën jetën, dhe katër të tjerë, ku dy policë, janë plagosur rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri që ndodhi sot në një kamp endacakësh në Roye (veri të Francës), njoftoi prefektura.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në rrethana ende të panjohura.

Sipas dëshmive të marra në vend gjarje nga gazetarët, një zënie e dhunshme filloi në mes të kampit të endacakëve, që ndodhet pranë një autostrde.

Një burrë, ndoshta i dehur, hapi zjarr, ndërkohë që disa policë, të njoftuar, mbërritën në vend.

Tre të vdekurit janë një burrë, një grua dhe një fëmijë, ndërsa katër të plagosurit rëndë janë vet autori, një fëmijë dhe dy policë.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: