Përballë fenomenit të shpërthimit të një sërë pajisjesh piroteknike në stadiume, divizioni kombëtar i luftës kundër huliganizmit (DNLH) dhe Liga e Futbollit (LPD) bënë me dije se përdorimi i tyre është plotësisht i ndaluar, gjatë një seminari në Bordo.

“Dua t’ju rikujtoj zyrtarisht se përdorimi i fishekzjarreve është rreptësisht i ndaluar në stdiume”, u njoftua gjatë seminarit të përvitshëm të DNLH.

Në pjesën e parë të sezonit të kaluar, bilanci është rreth 1 200 tymues të përdorur në Ligën 1 kundrejt 500 gjatë së njëjtës periudhë vitin e kaluar, duke sqaruar se fenomeni është përqëndruar kryesisht në disa klube, si Lioni, Parisi apo në Bordo ku grupime të tifozerive të zjarrta kanë festuar përvjetoret e klubeve nën efektin e fishekzjarreve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: