Tregjet europiane të aksioneve dhe Wall Street ranë me më shumë se 4%, të penalizuara nga pesimizmi në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike dhe frika e një vale të dytë të COVID-19.

Të gjitha tregjet e kapitalit europian humbën më shumë se 4%: Parisi e mbylli me -4,71%, Frankfurti -4,47%, Londra -3,99%, Milano -4,81% dhe Madrid -5,04%.

Eurostoxx humbi me 4,27%.

Në kohën e mbylljes së seancës europiane, Wall Street u mbyll me – 5%.

“Kjo është rënia e pestë më e madhe në Europë që nga fillimi i krizës së koronavirusit”, tha Thierry Le Clercq, specialist kapitali për kapitalin francez në “Mandarine Gestion”.

Çmimet e naftës ranë me gati 10%, duke tradhtuar pritshmërinë e investitorëve për dinamizmin e rimëkëmbjes ekonomike globale dhe, si rrjedhojë, atë të kërkesës për arin e zi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb