PARIS- Ka dy vizione për vendin tonë, njëri prej të cilit ai i së djathtës ekstreme, që predikon ndarjen, deklaroi sot kryeministri francez, Manuel Valls. “Kjo ndarje mund të na çojë drejt një lufte civile”, theksoi Valls për radion “France Inter”.

Franca u zgjua e tronditur më 7 dhjetor nga avancimi historik i Frontit Kombëtar (FN) në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale.

Të paktën 18 muaj nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale, francezët mund të shohin tashmë FN-në si forcën e parë politike në vend.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: