Nuk është e nevojshme që të pezullohen injeksionet me vaksinën antiCOVID-19 “AstraZeneca” në Francë, tha  ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

“Përfitimi i vaksinimit konsiderohet më i madh se rreziku në këtë fazë”, tha Véran gjatë një konference për shtyp.

“Në Francë dhe jashtë vendit po zhvillohen hetime. Anglia, që ka vaksinuar miliona persona me vaksinën “AstraZeneca”, kërkon që fushata të vazhdojë dhe nuk ka vërejtur një rrezik në shkallë shumë të gjerë”, shpjegoi ai.

Të njëjtën gjë vlerëson edhe Agjencia Europiane e Barnave (EMA), e cila këshilloi të vazhdonin injeksionet.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb