Pasi u shkatërruan mbi 20.800 hektarë pyje brenda dhjetë ditëve, dy zjarret në Gironde në Francën jugperëndimore kryesisht janë stabilizuar.

Prefektura e Gironde-s njoftoi se 1.800 zjarrfikës të shoqëruar nga shtatë helikopterë janë akoma në terren duke menaxhuar pikat e nxehta.

Prefektura theksoi se nuk ka pasur asnjë ndryshim në zonat e djegura në La Teste-de-Buch dhe Landiras, duke shtuar se zjarret nuk janë nën kontroll plotësisht, por po ashtu nuk po përparojnë më tej.

Që nga 12 korriku, dy zjarret kanë djegur rreth 20.800 hektarë pyje, 7 mijë në Teste-de-Buch dhe 13.800 në Landiras.

Nga 36.750 personat e evakuuar si masë paraprake, afër 6 mijë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Zjarret masive në dy zona të ndara në Gironde kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në tokën pyjore në rajon.

Më 19 korrik, kësaj tragjedie iu shtua edhe një imazh i shpërndarë gjerësisht i një trupi të pajetë i një dreri të egër i gjetur në plazhin Biscarrosse, rreth 30 kilometra nga Teste-de-Buch.

Raportet në lajme thanë se dreri i egër duket se ishte nisur drejt plazhit për të shpëtuar nga tymi dhe zjarri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb