Kylian Mbappe zgjodhi të rinovojë me PSG, duke refuzuar kështu një kalim të mundshëm te Real Madrid. Shumica e cilësuan si një veprim për para, ndërsa nuk mendon kështu legjenda Francesco Totti, në një intervistë për Sky. Totti shprehet se sulmuesi francez bëri një zgjedhje zemre.

“Për mua është një zgjedhje e zemrës, kushdo do të kishte zgjedhur të qëndronte atje.Duhet të menaxhohet dhe mbrohet si kampion, më mirë se Paris Saint Germain nuk mund të gjejë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: