Parku Kombëtar Divjakë- Karavasta dhe plazhi i tij bregdetar është kthyer tashmë në një destinacion të njohur për botën e turizmit të natyrës dhe të vëzhgimit.

Janë të shumtë vizitorët e huaj që kur mbërrijnë në Shqipëri, ne njërin prej destinacioneve të tyre të vizitueshëm të kenë edhe Divjakën. Laguna me biodiversitetin e saj është njëri prej atraksioneve për vizitorët.

Shumëllojshmëria e gjallesave të ujit dhe vëzhgimi i tyre, sidomos e Pelikanit Kaçurrel, janë destinacioni kryesor i tyre.

Por, nuk përjashtohet edhe flora e pyllit me pishat historike që rrethojne bregdetin e Divjakës. Një destinacion tjetër në periudhën e verës bëhet edhe plazhi i bukur dhe i pastër i Divjakës me rërën e tij të veçantë. Në plazhin e Divjakës çdo verë vijnë të pushojnë mjaftë të huaj.

Një familje franceze bashke me fëmijët e saja, shprehën emocionet e tyre për natyrën dhe mikpritjen me anë të disa vizatimeve të tyre ku pasqyrohej natyra e bukur dhe shpendët e larmishëm.

Ata u larguan me premtimin se do ta vizitojnë përsëri Divjakën e bukur. Në ambientet turistike të plazhit ata ndoqën edhe ndeshjen Shqipëri-Francë, duke shprehur konsideratën e tyre për lojën e ekipit tonë dhe duke i uruar kualifikim ne Euro.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: