ITALI

Franck Ribery ka vendosur të transferohet tek Salernitana. Francezi do të qëndrojë edhe një vit në Seria A teksa ka arritur marrëveshjen me ekipin që këtë vit debuton në Seria A.

Të hënën Ribery do të shkojnë në Salerno për t’u transferuar si lojtar i lirë. Marrëveshja thuhet të jetë deri në qershor të 2022 me një pagë 1.5 milion euro.

Në moshën 38-vjeçare, Ribery nuk dorëzohet dhe kërkon një aventurë të re edhe pse me një ekip modest. Në dy sezonet e fundit ai ishte pjesë e Fiorentinës teksa më parë ka luajtur për Galatasaray, Marseille apo Bayern Munich.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb