TIRANE- Fryma e Re Demokratike ka dhënë disa propozime për realizimin e reformës zgjedhore në vend, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.

Në një deklaratë për mediat, Gazmend Oketa, sekretari i Përgjithshëm i FRD-së theksoi se duhet të përshpejtohet puna për këtë reformë, ndërsa shtoi se OSBE duhet të ushtrojë presion për realizimin e saj.

Nga ana tjetër një ndër propozimet e Frymës së Re Demokratike që drejtohet nga ish-presidenti Bamir Topi pohoi se listat e të zgjedhurve duhet të jenë hapura.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: