Nga sot hyn në fuqi vendimi për lehtësimin e masave kundër Covid-19 në Greqi. Në udhëzimin e ri do të lejohen klientë që frekuentojnë lokalet, klubet dhe qendrat e argëtimit në këmbë, çfarë ndalohej rreptësisht për thuajse gjithë periudhën e pandemisë, ndërsa edhe tavolinat duhet të ishin në distancë dhe me numër të kufizuar klientësh.

Përveç kësaj mase të shumëpritur nga bizneset e argëtimit, do të kufizohet puna on line në 20% të të punësuarve të sektorit publik e privat, kapaciteti i tifozëve në stadium do të rritet nga 10% në 50%, si dhe do të lejohen sërish ekskursionet shkollore dhe disa aktivitete kulturore në ambiente të mbyllura, me kushte të caktuara.

Ministri i Shëndetësisë, Athanasios Plevris ka deklaruar shpesh ditët e fundit se nga çelja e sezonit turistik në 1 mars e deri në fund të muajit do të hiqen gradualisht të gjitha masat mbrojtëse kundër Covid 19 në vend. Epidimiologët kanë sugjeruar lehtësimin e masave pas rënies së ngarkesës virale dhe numrit të intubuarve, konkretisht sot me 470, ndërkohë që mbetet i lartë numri i të infektuarve të rinj, dje 18.605 dhe numri i vdekjeve nga komplikacione të Covid-19, dje 80 veta humbën jetën në gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb