E kanë provuar në 1000 mënyra por deri tani tentativat kanë dështuar. 12 vjet pas mbarimit të serialit komik kult, ka një datë, 21 shkurti, të njoftuar nga NBC. 6 protagonistët e “Friends” do të jenë në qendër të një ribashkimi, në shenjë homazhi të regjisorit James Burrows.

Një speciale 2 orë, ku do t’i shohim sërish bashkë Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer.

Deri tani përpjekjet për të sjellë të gjashtë anëtarët e kastit së bashku në televizion kanë shkuar kotë dhe madje edhe tani ka dyshime.

Protagonistët kanë pranuar vetëm për Burrows, që ka drejtuar 15 episodet e “Friends”. Seriali komik filloi në 1994 dhe vijoi për 10 sezone deri në 2004, duke lançuar në Hollywood të gjithë aktorët që nga të panjohur fare, u bënë yje të vërtetë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: