Nëse në fillim ishte vetëm një hipotezë, tashmë shtyrja e Lojrave Olimpike “Tokyo 2020” afrohet më shumë me realitetin. Përhapja e Coronavirus në Japoni ashtu si thuajse në të gjithë Azinë ka alarmuar organizatorët. Kjo konfirmohet edhe nga ministrja japoneze për Lojrat Olimpike, Seiko Hashimoto.

Virus Outbreak , Tokyo, Japan 03 Mar 2020
Virus Outbreak , Tokyo, Japan 03 Mar 2020

I cituar nga “Independent”, ai ka forcuar idenë se Olimpiada mund të mos zhvillohet sipas axhendës nga data 24 korrik deri më 9 gusht. “Kontrata parashikon që Lojrat të zhvillohen brenda vitit 2020. Kjo mund të interpretohet edhe si një mundësi për t’i shtyrë ato. Megjithatë po bëjmë të pamundurën që ato të zhvillohen sipas parashikimit”, ka thënë ministrja japoneze. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat ndërkombëtare, Olimpiada mund të zhvillohet në fund të këtij viti.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb