Këshilli i Lartë Gjyqësor ka urdhëruar pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Shqipërisë.

Ky vendim urgjent është marrë, për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, ku në këto dy ditë janë konfirmuar 10 raste të infektuar.

Në vendim thuhet se KLGJ ka vendosur pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur Covid-19.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb