Frika e përhapjes se koronavirusit të ri edhe në vendin tonë ka bërë që të shtohen kontrollet në porte dhe pikat kufitare tokësore në Shqipëri. Dy tragete me udhëtarë kanë mbërritur nga Brindisi në portin e Durrësit, të cilët shprehen se lanë panik në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Pasagjerët thonë se në Bari nuk ka patur kontrolle, por në portin e Durrësit iu nënshtruan kontrolleve dhe pyetjeve nga mjekët.

Masa të shtuara ka patur edhe në 2 pikat kufitare të qarkut të Kukësit e Tropojës. Ndonëse nuk ka fluks të shtuar lëvizjeje në këto 2 pika pas janë shtuat masat me ekip mjekësor. 2 specialistë të njësisë vendore të shëndetit publik te Sarandës janë stacionuar edhe në Qafë Botë. Kontrollet nisin në orën 06.00 të mëngjesit deri ne 22:00 kur edhe dogana është në funksionim.

Në pikën doganorë të Muriqanit që lidh Shkodrën me Malin e Zi stafi mjekësor tashmë qëndron 24 dhe po kontrollohen të gjithë shtetasit e huaj dhe ata shqiptar që vijnë nga vende të ndryshme. Masat e shtuara erdhën pas viktimave dhe të infektuarve në shtetin fqinj, në Itali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb