Pas eliminimit me turp në Champions League, Inter reagon në Serie A, i vetmi trofe i vërtetë i mbetur në valle për të shpëtuar një tjetër sezon ku kanë investuar jo pak. Sërish zikaltërit vuajnë jo pak, në një kohë kur e gjeten veten në dizavantazh në fundin e pjesës së parë.

Conte
Conte

Conte ndërhyri në formacion në pjesën e dytë duke bërë shumë ndryshime ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 77-të me Barella. Inter besoi tek përmbysja dhe e arritën diçka të tillë në minutën e 84-ët me D’Ambrosio. Në fund, në kohën shtesë, Lukaku finalizoi një kundërsulm të shpejtë duke siguruar shifrat përfundimtare ne 1-3.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: