Në ditën e 9 të pushtimit rus, gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala raporton nga kufiri me Ukrainën. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Lala nga kufiri mes Polonisë dhe Ukrainës, tha se në këtë zonë frika dhe tensioni kanë pushtuar qytetarët, po ashtu edhe policinë. Ajo pohoi se tensioni vihet re dhe te policia, e cila disa herë ka kontrolluar grupin e xhirimit të News24.

Sipas Lalës, deri më tani raportohet se 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga Ukraina drejt Polonisë, e cila është bërë porta më e madhe pritëse për refugjatët. Ndërkohë, ajo theksoi se ende ka shumë qytetarët ukrainas që i largohen luftës, duke u shpërngulur në Poloni.

Janë ngritur shumë kampe në këtë shtet, për të akomoduar emigrantët. Kam intervistuar shumë prej refugjatëve, ndërsa dramat e tyre janë të jashtëzakonshme. Mes atyre që kanë ardhur në Poloni, janë shumë pak burra. Janë vetëm ata që kanë probleme shëndetësore”, tha Lala. Ndërkohë, ajo shtoi se ka shumë qytetarë ukrainas që kanë jetuar në vende të ndryshme të BE, që kanë vendosur që të lënë banesat e tyre atje dhe i janë bashkuar luftës në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb