Te Bayern Munich, futbollistët dhe më shumë trajneri Niko Kovac jetuan momente frike në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Fenerbahce për turneun veror “Audi Cup”. Megjithëse në klubin bavarez kanë dashur që gjithçka të kalojë në heshtje, ka qenë e përditëshmja “Bild”, ajo që ka zbulur një sulm të vërtetë të një tifozi në drejtim te teknikut kroat. Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja gjermane, tifozi ka hyrë në fushën e qëndrës stërvitore dhe më pas ka sulmuar trajnerin Kovac.

Untitled
Untitled

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e pjestarëve të stafit të qendrës stërvitore, ndërsa policia ka vonuar vetëm pak minuta për të ndaluar agresorin. Nuk dihen shkaqet për këtë ngjarje, ndërsa burime të pakonfirmuara bëjnë të ditura se personi ka patur me vete edhe një thikë, por që për fatin e mirë nuk arriti ta përdorë. Pas këtij episodi, Bayern Munich ka vendosur të rrisë ndjeshëm masat e sigurisë. I pyetur në lidhje me këtë ngjarje pas fitores kundër Fenerbahce, trajneri Niko Kovac nuk ka dashur të komentojë.
(balkaweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb